Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nënshkruar marrëveshje me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, që mbulon përshpejtimin e sigurisë energjetike dhe rritjen industriale, raporton agjencia Reuters.
Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit (ADNOC) ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për ndërmarrjen gjermane RWE, thuhet në raport. ADNOC do të dorëzojë dërgesën e parë në fund të vitit 2022, për përdorim në operimin testues të një terminali të gazit natyror në Brunsbuettel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSituata energjetike në Evropë është përkeqësuar pas luftës në Ukrainë.