Botë

Italia mund të bjerë në duar të së djathtës ekstreme

Zgjedhjet ne Itali

Italianët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet kombëtare të së dielës, të cilat po mbahen në një kohë kritike për Evropën, shkruan agjencia AP.

Faturat në rritje të energjisë, të shkaktuara kryesisht nga lufta në Ukrainë, i kanë bërë familjet dhe bizneset të frikësohen se nuk mund ta mbajnë ngrohjen apo dritat ndezur këtë dimër.

Votimi i së dielës për parlamentin e Italisë mund të sjellë qeverinë e parë të vendit të udhëhequr nga e djathta ekstreme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sondazhet e opinionit kanë treguar se Giorgia Meloni dhe partia e saj Vëllezërit e Italisë, me rrënjët e saj neofashiste, gëzojnë mbështetjen më të madhe të votuesve. Vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit.

Numërimi i fletëvotimeve pritej të fillonte menjëherë pasi të mbyllen vendvotimet me parashikime të bazuara në rezultate të pjesshme që do të jepen herët në mëngjes të hënën.