Botë

Donald Trumpi dhe fëmijët e tij paditen për mashtrim

Descriptive Text

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe tre nga fëmijët e tij, janë paditur për mashtrim pas një hetimi në New York për biznesin familjar.

Padia pretendon se organizata “Trump” kreu akte "të shumta mashtrimi” midis viteve 2011 dhe 2021, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James po kërkon nga një gjykatë që të ndalojë Trumpin dhe fëmijët e tij të shërbejnë si drejtorë në çdo biznes në New York.

Tre fëmijët më të mëdhenj të Trump, Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump, u emëruan gjithashtu si të pandehur, së bashku me dy drejtues të vjetër të kompanisë, Allen Weisselberg dhe Jeffrey McConney.

Organizata Trump ka mohuar çdo keqbërje.