Botë

Izraeli sulmon aeroportin e Damaskut, pesë ushtarë të vdekur

Foto: AP/Ilustrim
 

Një sulm izraelit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut dhe postat ushtarake aty pranë në jug të kryeqytetit sirian vrau pesë ushtarë, njoftoi media shtetërore të shtunën.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar ushtarak të paidentifikuar, tha se sulmet ndodhën pas mesnatës së të premtes, duke shkaktuar gjithashtu "humbje materiale". Ai shtoi se disa nga raketat izraelite u rrëzuan përpara se të arrinin objektivat e tyre, raportoi Associated Press.