Botë

Amputimi më i vjetër zbulohet në Borneo

Zbulimi i skeletit të një personi të ri, që daton para rreth 31,000 vjetësh, tregon që njeriu modern kishte zhvilluar njohuri të sofistikuara medicinale shumë më herët seç ishte regjistruar më parë.

Në një publikim në revistën “Nature”, Tim Maloney dhe kolegët e tij nga universiteti Griffith në Queensland të Australisë, raportojnë përdorimin më të hershëm të njohur deri tani të kirurgjisë – amputimin e suksesshëm të këmbës dhe largimin e pjesshëm të pjesës së poshtme të këmbës së një fëmije i cili kishte jetuar rreth 31,000 vjet më parë në Borneo.

Gjetjet tregojnë që ai i kishte mbijetuar intervenimit dhe kishte jetuar edhe rreth 6-9 vjet të tjera para se të varrosej në shpellën Liang Tebo, që gjendet në Kalimantanin Lindor të Indonezisë. Autorët theksojnë që kirurgu apo kirurgët duhet të kenë pasur njohuri të detajuara të anatomisë së gjymtyrëve, sistemit muskular dhe vaskluar, për të parandaluar humbjet fatale të gjakut dhe infeksionet.

Ata sugjerojnë që amputimi nuk ka shumë gjasë të jetë shkaktuar nga ndonjë sulm kafshe apo ndonjë aksident tjetër, pasi që rastet e tilla zakonisht shkaktojnë fraktura shtypëse

Ky zbulim i ri sfidon pikëpamjen e etabluar rreth evoluimit të mjekësisë. Sipas kësaj pikëpamjeje, lindja e shoqërive bujqësore me vendbanim fiks para rreth 10,000 vitesh (Revolucioni Neolitik) ka stimuluar inovacionet e para të mëdha në praktikat mjekësore parahistorike.

Deri tani operacioni më i vjetër kompleks i njohur për ne kishte ndodhur tek një bujk Neolitik në Francë rreth 7,000 vite më parë, kur atij i ishte larguar në mënyrë kirurgjikale parakrah i majtë.

Burimi:
Revista “Nature”