Botë

Lidhja e pandashme, presidenti izraelit i drejtohet Parlamentit gjerman

Presidenti izraelit ka mbajtur fjalim në Parlamentin gjerman lidhur me krimet e kryera gjatë Rajhut të Tretë, por njëherësh ka lavdëruar raportet e ngushta dhe miqësore që kanë krijuar dy vendet pas përfundimit të Holokaustit.

Isaac Herzog ka lavdëruar zotimin e përbashkët të dy vendeve në luftën kundër antisemitizmit, duke theksuar se marrëdhëniet e tyre ia kanë dalë të njihen botërisht si shembull që i shërben krejt njerëzimit.

Lideri izraelit bashkë me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kanë vizituar edhe Memorialin e Holokaustit në Berlin.

Memoriali për Hebrenjtë e Evropës u është kushtuar gjashtë milionë hebrenjve evropianë të vrarë prej nazistëve të Gjermanisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ata do të takohen edhe me të mbijetuar të luftës dhe me nxënës të shkollave të mesme.