Të paktën 10 persona u vranë e 15 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të dielën në provincën qendrore Saskatchewan në Kanada, njoftuan autoritetet kanadeze të hënën.
Viktimat u gjenden në lokacione të ndryshme, derisa dy të dyshuarit janë në arrati, raportoi BBC-ja.
Banorëve iu është thënë të strehohen, pasi të dyshuarit D.S. dhe M.S. janë të armatosur dhe konsiderohen të rrezikshëm.
“Hyni në vende të sigurta. Kini kujdes duke mos i lejuar të tjerët të hyjnë në banesën tuaj”, shkroi Policia kanadeze e Saskatchewan në Twitter.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën identifikimin e udhëtarëve dhe të shoferëve që iu është kërkuar autostop.
Ky u konsiderua si një ndër aktet më të rënda që Kanadaja ka regjistruar ndonjëherë, derisa kryeministri Justin Trudeau, e quajti sulmin “të tmerrshëm”.
“Jam i tronditur nga sulmet e tmerrshme sot. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.
I dyshuari i parë raportohet të jetë 31-vjeçar, e i dyti 30-vjeçar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.