Mbështetësit e agjendës së Donald Trumpit "Make America Great Again" (Maga) janë një kërcënim për demokracinë, tha presidenti amerikan, Joe Biden.
“Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”, tha ai në një fjalim në Pensilvani, raportoi BBC.
Republikani Kevin McCarthy reagoi duke thënë se Biden kishte "lënduar rëndë shpirtin e Amerikës".
Biden tha se nuk po dënonte të gjithë 74 milionë amerikanët që votuan për Trumpin dy vjet më parë.
"Jo çdo republikan, madje as shumica e republikanëve, nuk janë republikanë Maga", tha ai.
“Por nuk ka dyshim”, vazhdoi Biden, “që partia republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trumpi dhe republikanët Maga, dhe ky është një kërcënim për këtë vend”.
Presidenti tha se mbështetësit e Trumpit menduan se turma që sulmoi Capitolin vitin e kaluar ishte patriote dhe jo kryengritëse.
“Për kohë të gjatë kemi thënë se demokracia amerikane është e garantuar. Por, nuk është. Ne duhet ta mbrojmë, të qëndrojmë pas saj, secili nga ne”.