Botë

Vuçiqi nuk zmbrapset nga vendimi për ndalimin e tubimit të LGBT-së: S’ka lojëra me shtetin

Foto: AP
 

Lideri populist i Serbisë ka thënë të martën se vendimi i qeverisë për ta ndaluar tubimin e muajit të ardhshëm të LGBT-së do të zbatohet pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve dhe zotimit të organizatorëve se ata do të mblidhen gjithsesi, shkroi AP.

Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe qeveria serbe kanë përmendur krizat me Kosovën dhe problemet ekonomike të vendit në mes të luftës në Ukrainë si arsye për mosmbajtjen e ngjarjeve të datave 12-18 shtator.