Kreu i Policisë së Japonisë është dorëhequr pasi një hetim ka zbuluar mangësi në planet e sigurisë në rastin e vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, njofton agjencia AP.
“Kishte mangësi në planet e sigurisë dhe vlerësimit të rrezikut. Dhe direktivat nga komanduesi në terren ishin të pamjaftueshme”, ka thënë Itaru Nakamura para gazetarëve. “Burimi i problemeve është te kufizimet në sistemin aktual, që kanë qenë me vjet, në të cilin policia lokale ka përgjegjësinë e vetme për ofrim të sigurisë”.
Nakamura ka thënë se do ta marrë përgjegjësinë për dështimin dhe do të jap dorëheqje nga pozita e shefit të Policisë.
Ish-kryeministri i Japonisë, Abe ishte qëlluar me armë dhe vdiq, gjatë një vizite në rajonin Nara më 8 korrik, si pjesë e fushatës.
Vrasësi u arrestua në vendin e ngjarjes dhe besohet se e kishte shënjestruar Aben pasi mendoi se ai është i lidhur me Kishën e Unifikuar.