Botë

CNN: Lufta është hata, por putinizmi është më i fortë se kurrë

Popullariteti i Putinit nganjëherë shumëfishohet me një klimë frike dhe konformiteti. Sipas OVD-Info, grup i pavarur që gjurmon persekutimet në Rusi, 16.380 persona janë arrestuar ose ndaluar për aktivizëm kundër luftës në Rusi dhe 75 çështje penale janë hapur sipas ligjit rus të
 

Por çdo krahasim i Rusisë së Putinit me ditët në rënie të ish-Bashkimit Sovjetik është i parakohshëm. Rusia me të vërtetë ka ndryshuar që nga 24 shkurti, por çarjet në godinën e putinizmit vështirë se dallohen. Shumica e rusëve e kanë mbështetur luftën - nëse jo haptazi - ose janë pajtuar në heshtje me fushatën e tij të restaurimit perandorak

Kanë kaluar gjashtë muaj qëkur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, një luftë që vlerësuar prej çdo prizmi konvencional është kthyer në katastrofë të madhe.

Miliona ukrainas janë zhvendosur. Qyteti i Mariupolit pothuajse është fshirë nga harta. Dhe ofensiva e nisur më 24 shkurt ka shfaqur krizën e madhe morale brenda ushtrisë ruse dhe shpërfilljen e plotë të saj për jetët e civilëve.