Dhjetëra njerëz kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra brenda një kanali të tunelit pasi një tren nga Calais në Folkestone dukej se ishte prishur.
U shfaqen pamjet që tregojnë pasagjerët duke u evakuuar përmes një tuneli emergjent.
Ata u transferuan në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.
Le Shuttle tha se alarmet e trenit u ndalen dhe kjo duhej të hetohej.
“Ishte si film. Ne thjesht po ecnim në humnerë duke mos e ditur se çfarë po ndodhte. Ne gjithë duhej të qëndronim nën det, në një radhë të gjatë”, ka thënë Sarah Fellows, 37-vjeçare, nga Birmingham për agjencinë e lajmeve PA pas incidentit të martën në mbrëmje. “Kishte një grua që qante në tunel, një grua tjetër kishte një atak paniku e cila po udhëtonte e vetme”.
Le Shuttle e cila transportonte automjete përmes tunelit, ka shkruar në Twitter se treni ishte jashtë shërbimit, por më vonë i ka thënë BBC-së se treni nuk ishte i prishur porse i ishin fikur alarmet dhe duhej hetim për këtë.