Të paktën 34 persona janë konfirmuar të vdekur në një anije që u fundos në brigjet e provincës jugore të Indonezisë. Rreth 155 njerëz kishin arritur që të notonin drejt bregut dhe të shpëtonin.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Indonezi raportoi se një vrimë kishte shkaktuar që trageti të fillonte të mbushej me ujë, transmeton kp. Përpjekja e shpëtimit fillimisht ishte e komplikuar nga moti i keq, i cili pengoi anijet e mëdha të afroheshin. Megjithatë, një flotë e anijeve të vogla, duke përfshirë edhe anijet lokale të peshkimit, shkuan drejt tragetit për të ndihmuar njerëzit të shpëtonin.
Aksidentet detare vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi. Vetëm dy javë më parë ndodhi një tjetër incident me anije në një liqen vullkanik në Sumatra. Më shumë se 190 vetë u konsideruan të mbytur në atë incident, që thuhet se është një nga aksidentet më të këqija detare në vend për dekada të tëra.
-
Fundoset një traget me 116 pasagjerë pranë brigjeve të Guajanës
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë
-
Mbi 900 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese në Azi
-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore