Botë

Vritet vajza e aleatit të ngushtë të Putinit

Darya Dugina, vajza e një aleati të ngushtë të presidentit Vladimir Putin, është vrarë në Moskë pasi vetura i mori flakë, raportoi BBC-ja të dielën. Sipas mediave shtetërore, Dugina është vajza e filozofit rus Alexander Dugin, i njohur si “truri i Putinit”.

Me profesion gazetare, De mbështeti zëshëm pushtimin rus mbi Ukrainë, derisa BBC-ja nuk dha detaje shtesë për ngjarjen.

Filozofi Dugin konsiderohet si ideolog i shquar ultra-nacionalist dhe person shumë i afërt me presidentin rus. Shkrimet e vlerësohet të kenë ndikim në botëkuptimin e Putinit, derisa konsiderohet edhe si “arkitekt kryesor intelektual” për rrymën ultra-nacionaliste.

Dugin ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015, për përfshirje në aneksimin e Krimesë.