Botë

Evropa reagon ndaj krizës energjetike për amvisëritë

 

Mbështetja për amvisëritë evropiane që janë goditur rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë ndryshon dukshëm, ku qeveritë janë fokusuar kryesisht në parandalimin e kompanive të energjisë që ta kalojnë rritjen e çmimeve tek konsumatorët

Çmimet e frikshme të energjisë kanë detyruar qeveritë që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur konsumatorët nga rritjet më të këqija në faturat e tyre, ku disa nga vendet më të varfra në Evropë kanë shpenzuar një pjesë goxha të madhe të GDP-së në mbështetjen për çmimet e energjisë.