Shoferët e trenave kanë qëndruar para stacionit në Euston në Londër, gjatë mëngjesit të së enjtes, teksa mijëra punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar hynë në grevë për vendet e punës, pagat dhe kushtet, duke i ndërprerë shërbimet në pjesën më të madhe të vendit.
Aksioni ishte i fundit në një seri grevash nga punëtorët britanikë që kërkonin rritje të konsiderueshme për t’i kompensuar çmimet në rritje të ushqimit dhe karburantit.
Mijëra pastrues hekurudhorë, sinjalizues, punonjës të mirëmbajtjes organizuan një seri grevash njëditore në qershor dhe korrik.
Më shumë greva janë planifikuar javën e ardhshme në trenat mbarëkombëtar dhe në rrjetin e autobusëve dhe metrosë së Londrës.