Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e centralit nuklear energjetik të Zaporizhzhias, që është okupuar nga forcat ruse, raporton BBC.
Komentet e tij kanë ardhur pas taklimit që Zelensky e pati në Lviv me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterres.
Guterres ka biseduar sot edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Vëmendje e veçantë i është thënë çështjes së shantazhit nuklear të Rusisë te centrali i Zaporizhzhias. Terrori i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofale globale. Për këtë, BE-ja duhet të garantojë sigurinë të këtij objekti strategjik, demilitarizimin e tij dhe të përfundojë lirimin e trupave ruse”, ka shkruar Zelensky në Telegram.
Zelensky ka biseduar edhe për çështjen e eksporteve të grurit.
“Ne jemi pajtuar të vazhdojmë koordinimin”, ka thënë ai.