Botë

Ushtria ukrainase thotë se zmbrapsi sulmet ruse në lindje

 

Ukraina ka zmbrapsur sulmet nga forcat ruse nëpër vijat e frontit në rajonin lindor të Donetskut, tha të enjten Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

“[Rusia] udhëhoqi një ofensivë në drejtimin Mykolaivka-Vyimka, ishte e pasuksesshme, u tërhoq”, tha Shtabi i Përgjithshëm për shtytjen e Moskës drejt qytetit kyç të Kramatorskut, shkruan CNN-i të enjten.