Botë

Qyteti kinez urdhëron që edhe peshqit e kapur të testohen për COVID-19

 

Në qytetin bregdetar kinez, Xiamen, nuk janë vetëm peshkatarët që testohen për COVID-19, por edhe peshqit që ata kanë kapur.

Ndërsa Kina angazhohet që të mos ketë raste pozitive, autoritetet e qytetit po punojnë për të siguruar që nuk ka rrugë për të hyrë virusi, duke urdhëruar që të gjithë peshkatarët dhe peshqit t'i nënshtrohen një testi ditor të acidit nukleik, raportoi The Guardian.