Botë

Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masa për kursimin e energjisë elektrike. Kështu, për kompanitë do të ketë rekomandime ndërsa për institucionet shtetërore do të ketë detyrime specifike që duhet të respektohen, në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023.