Botë

Greqia konfirmon një 5-vjeçare të vdekur në mesin e 38 emigrantëve të bllokuar pranë kufirit turk

Descriptive Text

Një 5-vjeçare ka vdekur në Greqi pasi u zbulua se është bllokuar në një ishull pranë kufirit turk me një grup emigrantësh, kanë konfirmuar autoritetet greke të martën, shkroi “Euronews”.

Gjithsej 38 persona janë lokalizuar nga policia greke në lumin kufitar të Evrosit mbrëmjen e së hënës.

Athina zyrtare thotë se ata ishin vendosur në një varkë "jashtë territorit grek rreth katër kilometra larg ishullit, i cili në turqisht njihet si Meriç.

Kombet e Bashkuara thonë se grupi, 35 shtetas sirianë dhe tre palestinezë, ishin bllokuar për disa ditë në zonën e kufizuar ushtarake.

Ministri grek i Migracionit ka akuzuar Turqinë se i detyron emigrantët të kalojnë kufirin nën kërcënimin e dhunës.

“Ata i detyruan të niseshin për në Greqi dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Notis Mitarachi në një deklaratë të martën pasi vizitoi vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se autoritetet greke po punojnë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (IRC) për të gjetur trupin e vajzës pesëvjeçare "në mënyrë që ajo të mund të varroset me dinjitet nga familja e saj".

Në mesin e grupit të emigrantëve është gjetur edhe një grua shtatzënë e cila është shtruar në spital. shpëtuar ata.

Greqia fillimisht tha se kishte kryer "kërkime të shumta" dhe tha se Ankaraja ishte përgjegjëse për gjetjen e emigrantëve të bllokuar në territorin e tyre.