Botë

Thatësira në Evropë mund të jetë më e rënda e regjistruar ndonjëherë

Foto ilustrim: AP
 

Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Evropian mund të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2018-të, e cila tashmë ishte përcaktuar si "një nga më të këqijat e regjistruara ndonjëherë".

Kjo u bë e ditur nga një zëdhënës i Komisionit të BE-së, i cili specifikoi se mbledhja e të dhënave "është ende në progres" dhe se vlerësimet e sakta do të jenë të mundshme vetëm më pas.