Botë

Zjarr në një depo të pajisjeve medicinale në Venezuelë

Një zjarr ka përfshirë depon e Institutit për Siguri Sociale në Venezuelë, ku ishin të magazinuara pajisje mjekësore, raporton agjencia AP.

Zjarri ka prekur depon të hënën, ndërsa nuk është raportuar për të vdekur apo të lënduar.

Në depo ishin furnizimet për pacientët me hemodializë, ndërsa shpërndaheshin pajisje rregullisht çdo ditë për të ndihmuar afro 7000 pacientë, ka thënë ministrja e Shëndetësisë së Venezuelës, Magaly Gutierrez.

Zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes për të luftuar zjarrin.

Banorët kanë thënë se zjarri ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit me kohë lokale dhe është përhapur shpejt.