Botë

Ish-avokati i Trumpit po hetohet për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Georgia

Rudy Giulianit i është thënë nga prokurorët në Georgia se ai është objektiv i jurisë së madhe për qëllime speciale që hetojnë nëse ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij kanë shkelur ligjin në përpjekjet e tyre për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Georgia.

Një prokuror nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Fulton njoftoi avokatin e Giulianit në Georgia të hënën për ta informuar atë se Giuliani tani konsiderohet objektiv i hetimit të tyre, tha Bob Costello, një tjetër avokat ti Giulianit, shkruan CNN-i të hënën.

“Kjo ka ardhur pasi ne e kemi pyetur ndoshta për të shtatën herë”, nëse Giuliani ishte objektiv, tha Costello. Ai tha se zyra prokurorit të qarkut më parë nuk pranoi t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.

Se Giuliani ishte objektiv i hetimit nga prokurorët u raportua fillimisht nga The New York Times. 

Costello tha se Giuliani do të paraqitet para jurisë të mërkurën.

Giuliani, i cili shërbeu si avokat i Trumpit gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, u urdhërua nga një gjykatës i zonës së Atlantës të paraqitej personalisht përpara jurisë së madhe speciale këtë javë.