Botë

Ukraina thotë se ka zbuluar dhe asgjësuar mbi 180 mijë mjete shpërthyese që nga fillimi i luftës

Descriptive Text

Qeveria e Ukrainës ka thënë se forcat e saj të deminimit kanë zbuluar dhe kanë larguar më tepër se 180 mijë mjete shpërthyese që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raporton CNN.

Yevhenni Yenin, zëvendësministër i Brendshëm, ka thënë për televizionin e Ukrainës se “një e pesta e territorit të Ukrainës është ndotur me granata, mina dhe bomba ajrore që nuk kanë shpërthyer.

“Që nga fillimi i luftës, shërbimet tona kanë zbuluar dhe larguar më teprë se 180 mijë mjete shpërthyese. Mbi 68 mijë hektarë janë kontrolluar”, ka thënë ai.
Yenin ka thënë se po kontrollohen afro 500 hektarë në ditë.

“Në rajonin e Kievit, nga 1000 mjete shpërthyese po asgjësohen çdo ditë”, ka thënë Yenin.