Botë

FBI-ja paralajmëron për rritje të kërcënimeve pas bastisjes së shtëpisë së Trumpit

Zyrtarët amerikanë thonë se janë rritur kërcënimet për dhunë ndaj forcave të rendit pas bastisjes së pronës së ish-presidentit Donald Trump në Florida, raporton BBC.

FBI-ja dhe Departamenti për Siguri ka lëshuar një udhëzues për policët në mbarë vendin.

Ka thënë se “ka pasur rritje të kërcënimeve me dhunë ndaj zyrtarëve policorë të postuara në rrjete sociale”.

FBI-ja të hënën e kaluar bastisi shtëpinë e Trumpit dhe ishte hera e parë që një shtëpi e një ish-presidenti po bastisej në kuadër të një hetimi penal.