Botë

Rreziqet nga mbeturinat në Kenia

Descriptive Text

Mbledhësit e mbeturinave në Kenia përballen me kancerin dhe infertilitetin.

Tymi i zi buron nga mali i mbeturinave në vendgrumbullimin e plehrave Dandora në Nairobi.

Gratë kalojnë nëpër mbeturinat, shumica me duar të zhveshura, për jetesën e tyre.

Një kilogram mbetje plastike të riciklueshme shitet për 17 shilinga apo 0.14 dollarë amerikanë për kilogram në vendgrumbullim.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) ka paralajmëruar se deponia e Dandorës ka paraqitur kërcënim serioz shëndetësor për ata që punojnë dhe jetojnë aty pranë, që në vitin 2007.

Sipas një raporti nga Shoqëria Endokrine dhe IPEN-i (Rrjeti Ndërkombëtar i Eliminimit të Ndotësve) në dhjetor të vitit 2020, ka prova të ndikimeve në shëndetin e njeriut nga shumë kimikate në plastikë të zakonshme, duke përfshirë ndryshimet në zhvillimin riprodhues të meshkujve e femrave dhe infertilitetit.

UNEP-ja ka paralajmëruar se ndotja e ajrit, e krijuar nga Dandora paraqet një gamë të gjerë rreziqesh shëndetësore si për punëtorët ashtu edhe për komunitetin aty pranë.

Një raport i UNEP-it i titulluar “Implikimet e vendit të derdhjes komunale: Dandora në Nairobi, Kenia” - thotë se çrregullimet e lëkurës, llojet e ndryshme të kancerit, anomalitë e frymëmarrjes dhe çrregullimet e gjakut janë vetëm disa nga efektet e shëndetit publik që mund të shkaktohen nga ndotja e mjedisit që buron nga deponia.

Nëse një grua sëmuret me kancer dhe ajo nuk është e vetëdijshme se ka kancer, në shumicën e rasteve gjëja e parë që preket është cikli i saj menstrual. Kur ka gjakderdhje të madhe dhe kjo është e parregullt, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme se kjo grua e veçantë ka në të vërtetë kancer, veçanërisht kancer të pjesëve riprodhuese”, thotë Naulikha, infermiere e shëndetit publik në Universitetin Maasai Mara.

Më 2 mars të këtij viti (2022), Asambleja e Mjedisit e Kombeve të Bashkuara vendosi t’i nisë negociatat për një marrëveshje globale për t'i dhënë fund ndotjes plastike në takimin e saj në Nairobi.

Një fije shprese për të ardhmen, por sot edhe duke ditur ndikimet e rënda shëndetësore që vijnë në këtë grumbull mbeturinash, gratë, fëmijët dhe burrat vazhdojnë të vijnë. Për ta është e vetmja mënyrë për t’i ushqyer familjet e tyre.