Botë

Arkeologët hetojnë vendin ku u burgosën indigjenët

Qyteti historik i Kozakëve, ishte në kulmin e vet kur perlat dhe minierat e arit tërhoqën mijëra njerëz në Pilbara në fund të shekullit të 19-të.

Pilbara është zonë e madhe e thatë në veri të Australisë Perëndimore, e njohur për popujt e saj indigjenë. Ndërtesat e vjetra janë tashmë një atraksion turistik. Por disa kanë një të kaluar të keqe.

Rrënojat pranë një leprosariumi kanë tërhequr një hetim të ri nga arkeologët.

“Sot jemi këtu për të parë arkeologjinë e zonës, ka disa materiale të prekshme të mbetura pas që do të ndihmojnë për të konsoliduar dhe për të ndihmuar për të ndarë disa nga historitë që të moshuarit na kanë treguar tashmë për vendin”, ka bërë të ditur arkeologu, Dr Jade Pervan nga Universiteti i Australisë Perëndimore.

Në fillim të viteve 1900, mbi dy dekada, qindra njerëz indigjenë me sëmundje të dyshuara, përfshirë lebrën, u dërguan në leprosariumet.

“Janë policia dhe blegtorët ata që po diagnostikonin njerëzit aborigjenë si të sëmurë, dhe ajo që ne dimë nga të dhënat historike dhe dëshmitë arkeologjike është se shumë njerëz ndoshta nuk i kishin sëmundjet për të cilat ishin burgosur”, ka shpjeguar Pervan.

Dëshmitë e mbledhura këtu do të kontribuojnë në ndërtimin e një historie të asaj që ndodhi në këtë vend, duke mbështetur historitë e diskriminimit dhe trajtimit të ashpër.

“Ta thuash të vërtetën është shumë e rëndësishme, sepse duhet të dëgjosh të dyja anët e historisë, të shohësh dy anët e medaljes, për të folur dhe për ta kuptuar çfarë ka ndodhur në zonë. Mund të ketë edhe një anë tjetër, ana e errët e historisë”, thotë Ngarluma Plaku, Kerry Churnside.

Vizita në këtë vend është pjesë e një hetimi më të gjerë të vazhdueshëm të leprosariumeve dhe spitaleve të bllokimit në të gjithë Australinë veriore.

Ju ende mund të shihni shtigjet dhe themelet e leprosariumit, i cili ishte një nga shumë në Australi.

Objektet u përdorën kryesisht për t’i burgosur njerëzit indigjenë me probleme mjekësore.