Botë

Banorët e Kramatorskut po mundohen ta pastrojnë qytetin e kthyer në gërmadhë

Banorët e traumatizuar në Kramatorsk po shohin dëmet në pronat e tyre pas sulmit me raketa ruse.

Sipas kryetarit të qytetit ukrainas, 3 persona u vranë dhe 13 u plagosën. Sulmi u krye më pak se një ditë pasi 11 raketa të tjera u hodhën në qytet, një nga dy zonat kryesore të mbajtura nga ukrainasit në provincën e Donjeckut, i cili është kthyer në fokus të ofensivës së vazhdueshme ruse për të pushtuar rajonin e Donbasit.

Banorja e shqetësuar, Nina Bilyk, 39 vjeçe, tregoi si e mori vesh lajmin se burri i ishte i plagosur për vdekje në oborrin e shtëpisë.

Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar rëndë. Banorët punuan së bashku për t’i pastruar rrënojat dhe për t’i mbrojtur pronat e dëmtuara. Valentyna Kondratieva, 75 vjeç, u plagos në sulm.

Ajo tha se nuk kishte as energji dhe as fonde për ta rindërtuar shtëpinë e saj.