Botë

Pakistani po e shënon 75-vjetorin e Pavarësisë

 

Pakistani po feston 75-vjetorin e pavarësisë me ceremoni zyrtare në të gjitha qytetet kryesore. Në Karaçi, ceremonia zyrtare u mbajt në mauzoleumin e Muhamed Ali Xhinasë, themeluesit të kombit.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Sindit, Agha Siraj Durrani, dhe kryeministri i Sindit, Murad Ali Shah, vendosën një kurorë me lule në varrin e Xhinaësë dhe ngritën flamurin kombëtar. Muradi shprehu solidaritetin me Kashmirin që ka mbetur nën sundimin indian.