Botë

Guterres takohet me presidentin e Koresë së Jugut në Seul

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka pasur takime të veçanta me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe ministren e Jashtme të Koresë së Jugut, Park Jin, gjatë një vizite në Seul të premten.

Gjatë takimit, Guterres e ka përsëritur angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të parë një Gadishull Korean të denuklearizuar.

“Dëshiroj ta rikonfirmoj angazhimin tonë të qartë për denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Gadishullit Korean dhe DPRK-së”, ka theksuar Guterres.

Ai gjithashtu ka shtuar se heqja e armëve bërthamore do të sillte “paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin. Zyrtari i lartë i OKB-së e ka vizituar Korenë e Jugut në një udhëtim dyditor.