Botë

Zelensky paralajmëron zyrtarët që të mos zbulojnë taktikat ushtarake të Kievit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë zyrtarëve qeveritarë që të ndalojnë të flasin me reporterët për taktikat ushtarake të Kievit kundër Rusisë, duke theksuar se bisedat e tilla janë “të papërgjegjshme”.

Në vazhdën e shpërthimeve të mëdha që dëmtuan një bazë ajrore ruse në Krime të martën, gazetat “Neë York Times” dhe “Washington Post” cituan zyrtarë të paidentifikuar që thoshin se forcat ukrainase ishin përgjegjëse. Qeveria në Kiev, nga ana tjetër, mohoi të pranonte nëse ishte prapa shpërthimeve.

“Lufta definitivisht nuk është kohë për kotësi dhe deklarata të zhurmshme. Sa më pak detaje që zbulon për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për implementimin e atyre planeve të mbrojtjes”, tha Zelensky, raportoi The Guardian.

Zelensky ia adresoi vërejtjet e tij zyrtarëve shtetërorë, lokalë dhe ushtarakë si dhe njerëzve që ai tha se po komentonin mbi ngjarjet në front të luftës.