Botë

SHBA: 5-vjeçarja përjashtohet nga shkolla sepse prindërit e saj janë të së njëjtës gjini

Një 5-vjeçare nga Louisiana, SHBA, raportohet se u detyrua të largohej nga kopshti i fëmijëve që është në kuadër të një shkolle fetare, sepse prindërit e saj janë një çift i të njëjtës gjini.

Emily dhe Jennie Parker thanë se ishin informuar nga zyrtarët e shkollës në Akademinë Baptiste Biblike gjatë një takimi me drejtorin e shkollës dhe një pastor se marrëdhënia e tyre mes së njëjtës gjini nuk përputhej me mësimet e shkollës dhe se do t'u duhej të gjenin një shkollë të re për vajzën e tyre, Zoey.

"Ne u thirrëm në zyrën e drejtorit për një takim, ata na informuan se Zoey nuk do të mund të shkonte më në shkollë atje për shkak të zgjedhjeve tona të jetesës", tha Jennifer Parker, 31 vjeç, raportoi The Guardian. 

Emily Parker, 28 vjeç, tha se takimi u zhvillua vetëm dy ditë para fillimit të vitit shkollor.

Çfti së fundmi adoptoi Zoeyn, pasi babai i saj vdiq në një aksident në vendin e punës në shtator 2020.

“Si akademi baptiste, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis që është në përputhje me besimet që mbajmë. Ne duam që studentët tanë jo vetëm të dinë bindjet tona, por duam që edhe ata t'i shohin ato. Për sa i përket marrëdhënieve personale, ne mendojmë se ato marrëdhënie, qoftë në lidhje apo në martesë, duhet të jenë midis një burri dhe një gruaje”, tha akademia në një deklaratë.