Botë

Imazhet satelitore tregojnë dëme të rënda në bazën ajrore në Krime

Imazhet satelitore tregojnë dëme të mëdha dhe disa avionë luftarakë rusë të shkatërruar në një bazë ajrore në Krime pas shpërthimeve në fillim të kësaj jave.

Baza Saky në perëndim të Krimesë së sunduar nga Rusia u trondit nga një varg shpërthimesh të martën, duke vrarë një person.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – por këto prova të reja sugjerojnë mundësinë e një sulmi cak, raportoi BBC.

Imazhet, nga Planet Labs me bazë në SHBA, tregojnë zona të mëdha të tokës së djegur të mbetura nga zjarret që shpërthyen.

Pistat kryesore të bazës duket se janë të paprekura, por të paktën tetë avionë duket se janë dëmtuar dhe shkatërruar, me disa kratere të dukshme.

Shumica e tyre janë në një zonë të caktuar të bazës ku një numër i madh avionësh ishin parkuar jashtë - larg mbulesës së hangarëve.