Ashraf al-Qaisi, 46 vjeç, tha se nuk u mendua dy herë përpara se të lejonte buldozerët të prishnin të gjithë shtëpinë e tij në mënyrë që të ndihmonte ekipet e shpëtimit të arrinin fqinjët e tij të varrosur nën rrënoja. “Kjo është nata më e vështirë ndonjëherë në jetën time”, tha al-Qaisi për Al Jazeera. “Isha ulur në shtëpinë time me gruan dhe gjashtë fëmijët, derisa papritmas dëgjuam zhurmën e granatimeve dhe një pjesë e tavanit u shemb. Një nga djemtë e mi u plagos”
Një tjetër natë terrori kaloi në Rripin jugor të Gazës pasi një sulm nga avionët luftarakë izraelitë vrau komandantin e lartë në lëvizjen e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), Khaled Mansour, së bashku me shumë civilë aty pranë.
Deri në orët e para të së dielës, ekipet e mbrojtjes civile dhe të shpëtimit vazhduan të nxjerrin trupat e të vdekurve dhe të plagosurve nën rrënojat e kampit të refugjatëve, pavarësisht pajisjeve të kufizuara.
Sipas mjekëve, shtatë persona u vranë në bombardimin në Rafah të shtunën, mes 43 të tjerëve të vrarëve në sulmin treditor të Izraelit, duke përfshirë 15 fëmijë dhe katër gra. Më shumë se 300 palestinezë të tjerë janë plagosur.
Procesi i shpëtimit u vështirësua nga rrugicat e ngushta të kampit për shkak të asaj se sa afër rreshtoheshin shtëpitë e mbuluara me asbest.
Ashraf al-Qaisi, 46 vjeç, tha se nuk u mendua dy herë përpara se të lejonte buldozerët të prishnin të gjithë shtëpinë e tij në mënyrë që të ndihmonte ekipet e shpëtimit të arrinin fqinjët e tij të varrosur nën rrënoja.
“Kjo është nata më e vështirë ndonjëherë në jetën time”, tha al-Qaisi për Al Jazeera. “Isha ulur në shtëpinë time me gruan dhe gjashtë fëmijët, derisa papritmas dëgjuam zhurmën e granatimeve dhe një pjesë e tavanit u shemb. Një nga djemtë e mi u plagos”.

“Mjaftueshëm është mjaftueshëm”
Al-Qaisi vrapoi jashtë vetëm për të parë se një numër i shtëpive të fqinjëve të tij ishin shkatërruar plotësisht nga bombardimet izraelite. “Ishin momente të vështira. Gjak, gjymtyrë, ulërima nën rrënoja, trupa që nxirreshin të vdekur dhe të plagosur”, tha Al-Qaisi.
“Ishte shumë e vështirë për buldozerët të arrinin shtëpinë e synuar, kështu që i lashë buldozerët të prishnin të gjithë shtëpinë time në mënyrë që të shpëtoja fqinjët e mi”, i tha ai “Al-Jazeeras”, ndërsa qëndronte mbi rrënojat e shtëpisë së tij.
Edhe pse Al-Qaisi është i papunë dhe nuk ka të ardhura për të mbajtur familjen e tij, tha se nuk hezitoi të lejonte ekuipazhin e shpëtimit që t'i prishte shtëpinë. "Situata ishte e vështirë për t'u shprehur me fjalë", tha ai. "Doja të ndihmoja në çdo mënyrë".
“I them botës se mjaft është mjaft. Mjaftojnë luftërat, bombardimet dhe vrasjet që po na ndodhin. Jemi te lodhur. Jemi vërtet të lodhur”, tha Al-Qaisi ndërsa mbante në krahë djalin e tij të plagosur, Ahmedin.
Wissam Joudeh, 39 vjeç, bëri pikërisht atë që bëri Al-Qaisi. Ai gjithashtu lejoi buldozerët t'i prishnin pjesërisht shtëpinë e tij në mënyrë që ekipet e shpëtimit të evakuonin të plagosurit.
“Isha ulur me familjen time kur dëgjuam dhe ndjemë granatimet që tronditën vendin”, tha ai.
“Unë dola dhe raketa kishte rënë menjëherë pas shtëpisë sonë. Momentet derisa automjetet e mbrojtjes civile u vërsulën, situata ishte shumë e vështirë. Njerëzit e plagosur po bërtisnin nën rrënoja… Kishte trupa të djegur dhe ishte natë vonë”.

“Gaza është vetëm"
E vetmja gjë që mund të bënin ambulancat është të rrafshonin shtëpinë e Al-Qaisit dhe një pjesë të shtëpisë së Joudehit për të ndihmuar në hyrjen në vendin e bombardimeve.
“Edhe pse e bleva këtë shtëpi vetëm tre muaj më parë, pas një lufte të gjatë për të gjetur stabilitet, nuk hezitova të lejoj që të prishej në përpjekje për të arritur tek të lënduarit dhe trupat nën rrënoja”, tha Joudeh. “Ata janë fqinjët e mi dhe isha shumë i trishtuar për atë që u ndodhi”.
Joudeh i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe humanitar që të bëjë presion ndaj Izraelit që të ndalojë sulmet e tij të përsëritura në Gaza.
“Gaza është vetëm. Ne nuk filluam asnjë grindje me askënd. Ne jemi civilë që thjesht duam të jetojmë në paqe”.
Në veri të Gazës, Najwa Abu Hamada, 46 vjeçe, nuk ishte rikuperuar ende nga tronditja e humbjes së djalit të saj të vetëm, Khalil, 19 vjeç, nga një sulm me bombë pranë shtëpisë së tyre në kampin e refugjatëve Jabalia.
Abu Hamada tha se ajo sapo kishte ngrënë drekë me djalin e saj para se të dilte me një nga miqtë e tij.
“Më pak se një minutë pasi u largua, dëgjova një bombë të fortë”, tha Abu Hamada. “Menjëherë dola në rrugë duke bërtitur ‘biri im, biri im!’”

"Ai është jeta ime"
Bombat ranë para një supermarketi pranë shtëpisë së tyre, duke vrarë pesë civilë, përfshirë fëmijë.
“Gjëja e parë që pashë ishte trupi i mikut më të mirë të djalit tim. Në atë moment unë bërtita dhe e kuptova se djali im mund të ishte vrarë”, tha Abu Hamada. “Disa minuta më vonë gjeta djalin tim. Ai ishte lagur i përgjakur dhe ishte shtrirë përtokë. Unë bërtisja aq fort duke thirrur një ambulancë”.
Abu Hamada tha se Khalili ishte djali i saj i vetëm, të cilin ajo e lindi pas 15 vitesh përpjekjeje për të pasur fëmijë.
“Bëra pesë raunde fertilizimi in vitro, të cilat të gjitha dështuan. Pastaj raundi i fundit IVF ishte i suksesshëm dhe Khalili erdhi në dritë.
“Ai është jeta ime. Doja që ai të diplomohej shpejt që të gjeja një nuse për të. Unë nuk kam njeri tjetër përveç tij. Nuk mund ta besoj atë që ndodhi dhe nuk dua të besoj”, tha Abu Hamada, duke shpërthyer në lot.
"Nuk mund të durojmë më shumë"
Umm Mohammad al-Nairab, 60 vjeçe, u ul duke qarë, teksa flet për nipat në prag të vdekjes, Ahmadi 11 vjeç dhe Moameni 5 vjeç.
“Mbrëmë, dy fëmijët dolën për të blerë gjëra nga supermarketi përballë shtëpisë ku njerëzit u mblodhën pas namazit të jacisë”, tha Al-Nairab, duke qarë shumë. "Ishin vetëm disa momente para se të dëgjonim një bombë të fortë".
“Unë dhe prindërit e tyre dolëm duke bërtitur: ‘Fëmijët tanë, fëmijët tanë!’. Kishte pjesë të trupit të njomur me gjakun e tyre”, tha al-Nairab.
Prindërit e fëmijëve ishin shumë të shqetësuar për të folur me anëtarët e medias.
“Ahmedit i shkon mirë studimet. Ai është djali i madh dhe ka dy motra”, tha Al-Nairab.
“Çfarë bënë ata që të bombardoheshin në këtë mënyrë? Rruga ishte plot me këmbësorë dhe fëmijë. Sa familje në Gaza janë zgjuar sot për shkak të agresionit të vazhdueshëm izraelit? Nuk mund të durojmë më shumë”.
Përktheu: Forca Jashari