Aksioni i së hënës lidhet me keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve presidenciale, potencialisht disa që ishin të klasifikuara, që mund të ishin dërguar në shtëpinë e Trumpit - subjekt i një prej dy hetimeve të Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-presidentin. Në të kaluarën, hetimet politike që kanë kërcënuar Trumpin vetëm sa kanë rritur apelin e tij të superfuqisë para mbështetësve
Bastisja e FBI-së në resortin e Donald Trumpit në Florida është zhvillim i jashtëzakonshëm, historik, duke pasur parasysh se cak ka një ish-president të Shteteve të Bashkuara dhe shkaktoi zhurmë politike se ai mund të përdorë për të fuqizuar ofertën e tij të mundshme për kthim në Shtëpinë e Bardhë më 2024.
Në të kaluarën, hetimet politike që kanë kërcënuar Trumpin vetëm sa kanë rritur apelin e tij të superfuqisë para mbështetësve. Por agjentët federalë të hënën vepruan sipas një urdhër-arresti të miratuar nga gjyqtari, i cili sugjeron se kishin arsye të mundshme për të besuar se një krim ishte kryer. Ata u përqendruan në zyrat dhe ambientet personale të Trumpit në rezidencën e tij dimërore Mar-a-Lago, ndërsa ish-presidenti ndodhej larg në Nju Jork.
Aksioni i së hënës lidhet me keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve presidenciale, potencialisht disa që ishin të klasifikuara, që mund të ishin dërguar në shtëpinë e Trumpit - subjekt i një prej dy hetimeve të Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-presidentin.
Kthesë e madhe
Lajmi ishte një nga kthesat më tronditëse në historinë e Trumpit, i cili nxiti një trazirë turmash në përpjekje për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe vazhdimisht sfidoi demokracinë gjatë mandatit të tij të vetëm, dhe më pas, si asnjë president tjetër.
Ai kërcënoi të injektonte toksina të reja në jetën politike të një kombi që është i ndarë pa shpresë - me miliona mbështetës të Trumpit që tashmë besojnë gënjeshtrat e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur - dhe se për shumë çështje nuk ka më një kuptim të përbashkët të vetë së vërtetës, analizon televizioni amerikan, CNN.
Bastisja vjen gjithashtu pas paralajmërimit të ish-presidentit për të nisur fushatën e presidencialeve të vitit 2024, rrënjosur në pretendimet e tij të rreme për mashtrim zgjedhor, për të cilin retorika e tij autoritare sugjeron se do të paraqiste sfidë të thellë për demokracinë. Kjo fushatë ka të ngjarë të ushqehet me karburantin e raketave politike të një perceptimi midis mbështetësve të Trumpit - të cilin ai vetë e krijoi në deklaratën e tij që lidhej me aksionin e së hënës - se ai po persekutohet padrejtësisht.
Trump shpejtoi ta kthente në spin politik operacionin, duke pretenduar se "shtëpia e tij e bukur" ishte "nën rrethim, bastisje dhe okupim", ndërsa u ankua se ai ishte viktimë e "armatizimit të sistemit të drejtësisë" nga demokratët që donin të ndalonin të bëhet president pas zgjedhjeve të vitit 2024. Deklarata e tij përdori të njëjtën gjuhë shpërthyese dhe ndjenjën e ankesës që motivoi disa nga mbështetësit e tij për dhunë në Uashington më 6 janar 2021, kujton CNN.
Kundërsulmi i Trumpit
"Një sulm i tillë mund të ndodhte vetëm në vende të shkërmoqura të botës së tretë. Mjerisht, Amerika tani është bërë një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë. Ata hynë edhe në kasafortën time!" - tha Trumpi. Ai nuk ka përmendur se bastisja është bërë në bazë të një urdhër-arresti të autorizuar ligjërisht.
Të martën herët në mëngjes, Trumpi ndau një video të re të stilit të fushatës në faqen e tij të “Truth Social” duke deklaruar se "më e mira nuk ka ardhur ende" dhe ai gjithashtu ka mbledhur fonde nga bastisja.
Në njëfarë mënyre, reagimi i tij, në vetvete, lexohej si hapje e një fushate të re presidenciale të ndërtuar rreth një narrative persekutimi nga forcat e shtetit të thellë, të njohur nga qasja e udhëheqësve të tjerë të fortë në mbarë botën.
FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk pranuan të komentojnë aksionin. Presidenti Joe Biden nuk ishte në dijeni të kontrollit të Mar-a-Lago deri pasi u raportua në lajme, sipas një zyrtari të lartë të administratës, shkruan CNN.

Pa e ditur nëse Trump kishte shkelur ndonjë ligj, shumë republikanë morën anën e Trumpit, duke reaguar me tërbim, duke kërkuar që Departamenti i Drejtësisë të shpjegonte me pretendimin se ish-presidenti ishte viktimë e një hakmarrjeje politike. Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, shpresat e të cilit për t'u bërë kryetar mbështeten në patronazhin e Trumpit, u zotua menjëherë ta hetojë prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland, nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.
“Si në diktaturat e botës së tretë”
Senatori i Floridës, Marco Rubio, i cili po përballet me votuesit këtë vjeshtë, shkroi në Twitter: "Përdorimi i pushtetit të qeverisë për të persekutuar kundërshtarët politikë është diçka që e kemi parë shumë herë nga diktaturat marksiste të botës së tretë, por kurrë më parë në Amerikë”.
Senatori i Floridës, Rick Scott, i cili kryeson krahun e fushatës republikane për Senat, shkroi në Twitter: "Ne kemi nevojë për përgjigje TANI. FBI-ja duhet të shpjegojë se çfarë po bënte sot dhe pse”.
Reagimet e menjëhershme në mbështetje të ish-presidentit, më shumë dëshmi për fuqinë e tij të qëndrueshme brenda Partisë Republikane, ishin gjithashtu një shenjë e hershme se si ky hetim do të përballet me presione ekstreme politike. Këto përgjigje mund të tregojnë gjithashtu se fushata e mundshme e ish-presidentit për zgjedhjet e vitit 2024 mund të përfitojë nga efekti i një hetimi qeveritar që mund ta portretizojë si të politizuar dhe të padrejtë -- dhe se rivalët e mundshëm republikanë mund të kenë pak mundësi përveçse të bëhen me të.
Por madhësia e ngjarjeve të së hënës nuk duhet nënvlerësuar, edhe nëse pyetja nëse ish-presidenti ka rrezik real për t'u akuzuar për një krim -- në atë që do të ishte një hap mahnitës, historik -- nuk ishte menjëherë e qartë të hënën mbrëma, shkruan televizioni CNN.
Parametrat e saktë të urdhrit të bastisjes gjithashtu nuk u ofruan. Presidentët kanë kapacitetin për të deklasifikuar informacione të ndjeshme dhe nuk ishte e qartë nëse Trumpi mund të kishte ndërmarrë hapa të tillë me materialin e përfshirë. Megjithatë, ish-presidentët nuk kanë kompetenca të tilla. CNN-i raportoi se kutitë e materialeve u morën nga FBI-ja pas kontrollit të hënën. Dhe avokatja e Trumpit, Christina Bobb, tha se byroja sekuestroi "letër" pas asaj që ajo tha se ishte "bastisje e paparalajmëruar".