Botë

CIA zhvendos vëmendjen nga Afganistani te Kina

Joe Biden
Një vit pas përfundimit të luftës në Afganistan, presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare flasin më pak për antiterrorizmin dhe më shumë për kërcënimet politike, ekonomike dhe ushtarake të paraqitura nga Kina dhe Rusia (Foto: AP)

Në një takim të kohëve të fundit me dyer të mbyllura me drejtuesit e qendrës kundër terrorizmit të agjencisë, zyrtari numër dy i CIA-s e bëri të qartë se lufta kundër “Al-Qaedas” dhe grupeve të tjera ekstremiste do të mbetej prioritet – porse paratë dhe burimet e agjencisë do të zhvendoseshin gjithnjë e më shumë në punën me fokusimin mbi Kinën.

 

Sulmi me dron i CIA-s që vrau liderin e “Al-Qaedas” tregoi se lufta kundër terrorizmit nuk anashkalohet. Por kjo nuk e ndryshoi mesazhin që zëvendësdrejtori i agjencisë, David Cohen, dha në atë takim disa javë më parë: Ndërsa SHBA-ja do të vazhdojë t’i ndjekë terroristët, prioriteti kryesor është përpjekja për të kuptuar dhe për ta kundërshtuar më mirë Pekinin

Në një takim të kohëve të fundit me dyer të mbyllura me drejtuesit e qendrës kundër terrorizmit të agjencisë, zyrtari numër dy i CIA-s e bëri të qartë se lufta kundër “Al-Qaedas” dhe grupeve të tjera ekstremiste do të mbetej prioritet – porse paratë dhe burimet e agjencisë do të zhvendoseshin gjithnjë e më shumë në punën me fokusimin mbi Kinën.

Sulmi me dron i CIA-s, që vrau liderin e “Al-Qaedas”, tregoi se lufta kundër terrorizmit nuk anashkalohet. Por kjo nuk e ndryshoi mesazhin që zëvendësdrejtori i agjencisë, David Cohen, dha në atë takim disa javë më parë: Ndërsa SHBA-ja do të vazhdojë t’i ndjekë terroristët, prioriteti kryesor është përpjekja për të kuptuar dhe për ta kundërshtuar më mirë Pekinin.