Botë

Vuçiqit i vjen keq për brohoritjet kundër BE –së në Kuvend

 

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar të premten shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini për vizitën në Serbi, duke thënë se është e mirëseardhur, ndërkohë që ka shprehur keqardhje për incidentin në parlament gjatë fjalimit të Mogherinit.

“Sot në Parlamentin e Serbisë nuk jam ndier si dikush që është mysafir i mirë dhe sikur dikush i cili në këtë vend do të duhej të ishte mikpritës i zonjës Mogherini dhe më vjen keq për shkak të kësaj”, ka thënë Vuqiq gjatë prononcimit të përbashkët me kryediplomaten evropiane pas takimit në Beograd.