Shkon në tetë numri i të vdekurve nga shpërthimi në Kabul

Shkon në tetë numri i të vdekurve nga shpërthimi në Kabul
Të paktën tetë persona u vranë dhe 22 u plagosën në shpërthimin e sotëm me bombë në një rrugë të frekuentuar në kryeqytetin afgan, Kabul, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe dëshmitarët okularë, raporton agjencia AP.
Shpërthimi i bombës ndodhi në pjesën perëndimore të qytetit, ku jeton komuniteti pakicë shiit.
Grupi terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, njoftoi IS në kanalin e tij Telegram.
Sipas një oficeri mjekësor në një spital privat, të paktën tetë persona u vranë dhe 22 u plagosën.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se një grup hetimor është dërguar në vendin e shpërthimit për të ndihmuar të plagosurit dhe për të vlerësuar numrin e viktimave.
Shpërthen një bombë në një rrugë të Kabulit, dy të vdekur
Një bombë ka shpërthyer në një rrugë të ngarkuar tregu në kryeqytetin afgan, Kabul, të shtunën, duke lënë të lënduar 22 persona dhe duke vrarë dy.
Shpërthimi ndodhi në pjesën e qytetit ku pjesëtarët e komunitetit të myslimanëve shiitë takohen zakonisht.
Pamjet treguan autoambulancat që nxitonin për në vendin e ngjarjes, që është afër stacioneve të autobusëve, raportoi The Guardian.
Ministria e Brendshme tha se ekipi hetues ishte në vend për të ndihmuar me të lënduarit dhe për të marrë të dhënat për viktimat.
Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Të premten, tetë persona u vranë dhe 18 u lënduar në një shpërthim në Kabul të kryer nga Shteti Islamik, një grup militant mysliman suni.
© KOHA.

Zelensky: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës

Civilët palestinezë vuajnë armiqësitë e brendshme dhe rajonale

Një ushtar rus dënohet me 10 vjet burgim

Pentagoni tregon numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë

Vdiq një vajzë katërvjeçare pas shembjes së një shtëpie si pasojë e shpërthimit

Qyteti boshnjak, Trebinja, përfshihet nga zjarri

Sloviansku në luftë, rrezikon të mbetet edhe pa ujë

Dëmet në Gaza, banorët e qytetit palestinez kthehen në tokat e tyre

OKB-ja me paralajmërim për vendet me armë bërthamore

Shtrëngimi i eksportit të elektronikës do ta degradonte Ushtrinë e Rusisë
Bideni i shqetësuar me stërvitjet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit
