Botë

10 të vdekur pas një zjarri në SHBA, zjarrfikësi tronditet kur kupton se viktimat ishin familjarë të tij

Tre fëmijë dhe shtatë të rritur kanë vdekur në një zjarr që ka shpërthyer në shtëpi në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe një zjarrfikës i thirrur në vendngjarje u tmerrua kur kuptoi se viktimat ishin familja e tij, shkruan BBC.

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës pesë, gjashtë dhe shtatë.

Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarri mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, ka thënë për AP se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Ai shtoi se tre fëmijët që vdiqën - dy djem dhe një vajzë - nuk jetonin në atë shtëpi, por kishin ardhur për aktivitete verore.