Botë

Katër persona në gjendje kritike pasi goditen nga rrufeja në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Katër persona kanë marrë lëndime serioze pasi janë goditur nga rrufeja në afërsi të Shtëpisë së bardhë në SHBA, raporton BBC.

Dy burra dhe dy gra ishin në Parkun Lafayette në Washington gjatë stuhisë, ndërsa janë goditur nga rrufeja, kanë njoftuar nga brigada e zjarrfikësve.

Për shkak të afërsisë së parkut me Shtëpinë e Bardh, anëtarët e shërbimit sekret ishin personat e parë që i ndihmuan të lënduarit.

Identiteti i të lënduarve nuk është bërë i ditur.

Rrufeja ka goditur katër personat të enjten pasdite ndërsa ishin te një dru që ishte afër rrethojave të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

“Të gjithë kanë marrë lëndime kritike dhe të rrezikshme për jetë. Ishim në gjendje t’i trajtonim shpejt dhe transportonim në spital”, është thënë në komunikatën e Zjarrfikësve të Washingtonit.