Botë

Koreja e Veriut pretendon se nuk ka më raste me COVID-19

Koreja e Veriut ka thënë se të gjithë që ishin sëmurë që kur vendi konfirmoi infektimet e para me COVID-19, janë shëruar.

Të premten media shtetërore raportoi për të shtatën ditë radhazi se nuk kishte asnjë rast me ethe. Koreja e Veriut i referohet me “ethe” në vend të “COVID” pacientëve të infektuar për shkak të mungesës së pajisjeve testuese.

Vendi njoftoi shpërthimin e parë me koronavirus në maj dhe që atëherë raportoi infektime dhe të vdekur.

Por, ka dyshime për të dhënat që jep për përhapjen dhe numrin e të vdekurve, raportoi BBC.

Koreja e Veriut ka arritur në një fazë “stabiliteti”, raportoi media shtetërore.

Media raportoi se rreth 4.77 milionë pacientë me ethe dhe temperaturë janë shëruar plotësisht dhe 74 kanë vdekur që nga prilli.

Shumë ekspertë e kanë të vështirë t’i besojnë këto të dhëna.