Aeroporti Ndërkombëtar i Taouyanit në Tajvan ka njoftuar se mbi 50 fluturime ndërkombëtare janë anuluar për të enjten për shkak të testimeve ushtarake të Kinës.
26 fluturime drejt Tajvanit dhe 25 nga Tajvani janë në mesin e anulimeve.
Korean Air ka anuluar fluturimet edhe për të premten e të shtunën, ndërsa ka anulime edhe nga vende tjera aziatike.
Zhvillimet e fundit, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin që vetëqeveriset, por që Kina e konsideron nën administrim të vetin.