Botë

Bideni do të nënshkruajë urdhrin e dytë ekzekutiv në mbrojtje të abortit

Joe biden, aborti
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të nënshkruajë një urdhër të dytë ekzekutiv të mërkurën që synon të mbrojë qasjen në kujdesin shëndetësor riprodhues pasi Gjykata Supreme amerikane rrëzoi të drejtën kushtetuese për abortin.

Më e rëndësishmja, urdhri drejton agjencinë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shqyrtojë mënyra për të zgjeruar mbulimin për pacientet që udhëtojnë jashtë shtetit për kujdesin shëndetësor riprodhues.