Botë

Ndihmuan në shitjen e naftës iraniane, SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj firmave kineze dhe të Emirateve

Foto ilustrim
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të hënën sanksione ndaj firmave kineze dhe të tjera, për të cilat është thënë se ndihmuan në shitjen e dhjetëra miliona dollarëve në naftë dhe produkte petrokimike iraniane në Azinë Lindore, shkroi të martën Reuters.

Thesari i SHBA-së dhe Departamenti amerikan i Shtetit vendosën sanksione ndaj gjithsej gjashtë kompanive, katër me bazë në Hong Kong, një në Singapor dhe një në Emiratet e Bashkuara Arabe.