Botë

Polonia pretendon se të burgosurit ukrainas po detyrohen të luftojnë për Rusinë

Ukrainasit që po mbahen nga forcat ruse po dërgohen "në masë në një rrjet burgjesh dhe kampesh filtruese”, sipas shërbimit special të Polonisë.

Ky shërbim pretendon se në këto kampe njerëzit verifikohen dhe kontrollohen nëse kanë përvojë luftarake, nëse janë zyrtarë të administratës ukrainase dhe se çfarë qëndrimi kanë ndaj Rusisë, raportoi Sky Neës të enjten.

Ata që nuk ngrenë kundërshtime deportohen në Rusi dhe disa më pas “rekrutohen me forcë” në ushtrinë ruse dhe dërgohen në frontin në Ukrainë, tha shërbimi special.

Ndërkaq, njerëzit që nuk binden janë "të detyruar të bëjnë deklarata kundër Ukrainës, ose ata dërgohen para gjykatës si pjesë e propagandës", shtoi ai.

Shërbimi special polak tha gjithashtu se ka lokalizuar disa nga burgjet ruse dhe kampet e filtrimit.