Botë

Këshilltari për sigurinë: Bota ishte më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë

Perëndimi rrezikon të futet në luftë bërthamore sepse nuk po diskuton mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Stephen Lovegrove ka thënë se fuqitë rivale e kuptonin njëra-tjetrën më mirë gjatë Luftës së Ftohtë, dhe se mungesa e dialogut sot i bën gabimet më të mundshme, raportoi BBC-ja.

Ai tha se përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore përfituan nga negociatat që “përmirësuan të kuptuarit tonë për doktrinën dhe kapacitetet sovjetike – dhe anasjelltas”.

“Kjo na dha një nivel besimi se nuk do të llogarisnim gabim rrugën drejt luftës bërthamore”.

Ai foli për rrezikun e lidhur me avancimin e shpejtë të teknologjisë dhe numrin e shteteve që tani po zhvillojnë armë të tilla si raketa sulmuese nga toka.

“Duhet të ndërmarrim veprime të hershme për të rinovuar dhe forcuar besimin për të reduktuar apo eliminuar shkaqet e mosbesimit, frikës, tensioneve dhe armiqësive”, tha ai.

Lovegrove tha se fuqitë e NATO-s duhet të fokusohen që të reduktojnë rrezikun.

"Besimi rritet kur shtetet janë të hapura për kapacitetet dhe planet e tyre ushtarake”, theksoi ai.