Një këshilltare e vjetër e Viktor Orbanit ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj "një fjalimi të pastër nazist" që kryeministri hungarez mbajti.
Zsuzsa Hegedűs, një nga këshilltaret më jetëgjatë të Orbanit, e njeh kryeministrin që nga viti 2002 dhe i përshkroi marrëdhëniet e saj me të si miqësore. Megjithatë, në letrën e saj të dorëheqjes – të publikuar nga gazeta hungareze e lajmeve hvg.hu të martën – ajo tha se ishte bërë gjithnjë e më e pakëndshme me “kthesën joliberale” të Orbanit vitet e fundit.
Orban e ka bërë retorikën kundër migracionit një pjesë kyçe të platformës së tij politike që nga viti 2015 dhe përdor shpesh gjuhën e ekstremit të djathtë, por fjalimi i tij të shtunën – në të cilin ai foli kundër “përzierjes së racave” – ishte ekstrem edhe për standardet e tij.
Në fjalim, ai tha se përzierja mes evropianëve është e pranueshme, por përzierja e evropianëve dhe joevropianët krijoi njerëz “të racave të përziera”.
“Dëshirojmë të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi njerëz të racave të përziera”, tha Orban.