Botë

BE-ja arrin marrëveshje për reduktim të kërkesës për gazin rus

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje politike për reduktimin e kërkesës për gaz, sipas presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

Presidenca çeke njoftoi për marrëveshjen në një postim në Twitter të martën, duke thënë se "ky nuk ishte një mision i pamundur", raportoi CNN-i.

Ministrat e energjisë të BE-së u takuan të martën në Bruksel, për të diskutuar furnizimin me energji në kohën kur gazi rus po vazhdon të reduktohet.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian paraqiti planin e tij "kurseni gazin për një dimër të sigurt", i cili u kërkoi 27 vendeve anëtare të reduktonin kërkesën e tyre për gaz me 15 për qindmidis gushtit dhe marsit të vitit të ardhshëm.