Evropa nuk do të ndahet nga mungesa e gazit, e imponuar nga Rusia, tha të martën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Sipas saj, ky është një sinjal i keq për presidentin rus, Vladimir Putin.
"Ne po theksojmë me këtë se nuk do ta lëmë veten të përçahemi, ku ne si shtete të BE-së mund të veprojmë kundër njëri-tjetrit, sepse gazi është i tillë, por ne do të qëndrojmë së bashku dhe ky është sinjali më i rëndësishëm për presidentin rus”, ka thënë Baerbock duke iu bashkuar homologut të saj çek, Jan Lipavsky, në Pragë për një konferencë të përbashkët për shtyp, raportoi CNN-i të martën.
Sipas saj, Evropa do të fitojë sovranitet përmes zgjerimit të energjive të rinovueshme.
"Në terma afatgjatë, rruga është e qartë: Evropa do të fitojë sovranitet përmes zgjerimit të energjive të rinovueshme”, ka shtuar ajo.
Ajo shtoi se, me çdo turbinë me erë dhe central diellor që ndërton Evropa, do të fitojnë liri dhe do të bëhet më e fortë së bashku.
“Sfida për të gjitha vendet evropiane është ruajtja e sigurisë së furnizimit”, tha Baerbock, duke vënë në dukje se gazi, dhe jo energjia elektrike, është burimi kryesor i furnizimit për ngrohje në Gjermani.